Art Jetese

Shenjat paralajmëruese që tregojnë se vuani nga ankthi

Episodet e rralla të ankthit janë më se normale për shumicën e njerëzve, megjithatë për disa të tjerë, përballen me goditje më të forta e më të shpeshta të këtij çrregullimi.

Njerëzit e ngatërrojnë shqetësimin dhe hallet e ditës me episode të mirëfillta ankthi, ndonëse ndryshimi është i madh.

Në këtë artikull do të mësoni për shenjat shumë të qarta paralajmëruese të ankthit.

Shqetësime të vazhdueshme

Shqetësimi është kryefjala e shumë prej çrregullimeve të ankthit. Njerëzit që vuajnë prej tij kanë tendencën të shqetësohen për shumë gjëra të përditshme sado të vogla të jenë.

Njerëzit që vuajnë nga ankthi kanë shqetësime të tillë që vazhdojnë për javë të tëra e deri në 6 muaj.

Problemet me gjumin

Njerëzit që janë të prekur nga ankthi kanë shumë vështirësi kur vjen puna tek gjumi. Ata mezi i zë gjumi dhe e kanë shumë të vështirë të flenë pa trazuar gjithë natën.

Nëse këto probleme vazhdojnë, ndjesia e ankthit dhe lodhjes rritet duke krijuar kështu një rreth vicioz.

Frika jo racionale

Shpesh, episodet e ankthit mund të kenë lidhje me një situatë apo send specifik.

Për shembull, dikush mund të ketë frikë nga fluturimi, kafshët apo turmat.

Frika e të qenit në qendër të vëmendjes

Ankthi mund të shfaqet edhe kur njeriu ka frikë të jetë në qendër të vëmendjes,

Ata ndihen sikur e gjithë bota po i sheh, skuqen, dridhen, u vjen për të vjellë, djersijnë dhe kanë vështirësi në të folur.

Këto simptoma vështirësojnë njohjet e reja, marrëdhëniet në jetë dhe në punë.