Lajme Botë

SHBA planifikon sanksione ndaj ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor? Netanyahu bën reagimin e fortë: Nëse kjo ndodh është vijë e kuqe!

Forcat izraelite të sigurisë kritikohen vazhdimisht për agresionin e tyre ndaj civilëve palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Një lëvizje e SHBA-së pritet të tensionojë raportet mes Uashingtonit dhe Tel Avivit, nëse do të vendosen sanksione kundër batalionit Netzah Yehuda të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF).

Sanksionet, sipas raportimeve, janë për shkelje të të drejtave të njeriut të kryera kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor nga ushtarët e batalionit.

Ka raporte se administrata Biden është vendosur të përfshijë në listën e zezë batalionin që konsiderohet elitë nga ushtria izraelite.

Netanyahu tha se nëse një veprim i tillë do të ndërmerrej atëherë do të ishte një vijë e kuqe në marrëdhëniet me SHBA.

“Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) nuk duhet të sanksionohen. Ushtarët tanë po luftojnë përbindëshat terroristë dhe qëllimi për të vendosur sanksione ndaj një njësie IDF është kulmi i absurditetit dhe një vijë e kuqe”, tha Netanyahu.

Deklarata e kryeministrit izraelit u bë të shtunën në mbrëmje, pikërisht në momentin kur u raportua se forcat izraelite vranë të paktën 14 palestinezë gjatë një bastisjeje në Bregun Perëndimor. Ndërkaq një shofer i autoambulancës u vra teksa po transportonte të plagosurit nga një sulm i ndarë nga kolonët hebrenj, thanë autoritetet palestineze.

Forcat izraelite nisën një bastisje të madhe të premten në zonën e Nur Shams, afër qytetit Tulkarm, dhe shkëmbimi i zjarrit vazhdoi edhe të shtunën.

Në Nur Shams janë parë edhe të paktën tri dronë. Në këtë zonë strehohen refugjatët që janë pasardhës të palestinezëve që u zhvendosën nga lufta e vitit 1948, në kohën kur u krijua shteti i Izraelit.

Brigada e Tulkarmit, që përbëhet nga disa fraksione palestineze, tha se luftëtarët e saj kanë këmbyer zjarr me forcat izraelite.

Bregu Perëndimor, një territor prej afër 100 kilometrash i gjatë dhe 50 kilometrash i gjerë, ka qenë në qendër të konfliktit izraelito-palestinez, që kur ky territor u pushtua nga Izraeli më 1967 gjatë Luftës të Lindjes së Mesme.

Lufta në Gazë, mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – ka lënë në hije dhunën në Bregun Perëndimor, ku ushtria izraelite rregullisht kryen operacione ndaj grupeve militante, kolonët hebrenj sulmojnë fshatrat palestineze dhe ku palestinezët përleshen në rrugë me izraelitët.

Që nga nisja e luftës në Gazë më 7 tetor, mijëra palestinezë janë arrestuar dhe qindra janë vrarë gjatë operacioneve të ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor.

Autoritetet shëndetësore palestineze konfirmuan se janë vrarë të paktën 14 palestinezë në Bregun Perëndimor. Ndërkaq, ushtria izraelite tha se ka vrarë një numër të militantëve dhe ka arrestuar disa të tjerë gjatë bastisjes, duke shtuar se të paktën katër ushtarë janë plagosur gjatë këmbimit të zjarrit.

/Shqip.com