Lajme Botë

SHBA-ja paralajmëron Ukrainën për akte provokuese të Rusisë

Në Ukrainë ka frikë se Rusia po planifikon një pushtim

Rusia po planifikon të organizojë akte provokuese për të pushtuar Ukrainën, ka paralajmëruar një zyrtar amerikan.

Një zëdhënës i Pentagonit tha se operativët rusë po planifikonin një operacion “me flamur të rremë”, për të lejuar Moskën të akuzonte Ukrainën për përgatitjen e një sulmi. Rusia i ka hedhur poshtë pretendimet.

Ky paralajmërim vjen pas një jave bisedimesh SHBA-Rusi që synojnë zbutjen e tensioneve, shkruan BBC, transmeton Shqip.com.

Ukraina të premten akuzoi Rusinë se qëndron pas një sulmi kibernetik ndaj dhjetëra faqeve zyrtare të internetit.

Përpara se faqet të dilnin jashtë linje, u shfaq një mesazh që paralajmëronte ukrainasit të “përgatiteshin për më të keqen”. Qasja në shumicën e faqeve u rivendos brenda disa orësh.

SHBA dhe NATO e dënuan sulmin dhe i kanë ofruar mbështetje Ukrainës. Rusia nuk ka komentuar për hakimin.

Rusia ka grumbulluar armatim së bashku me dhjetëra mijëra trupa në kufirin me Ukrainën, duke shkaktuar frikën e pushtimit.

Zyrtarët amerikanë dhe rusë kanë qenë në bisedime javën e kaluar në një përpjekje për të ulur tensionet mbi Ukrainën, por pak marrëveshje duket se është arritur.

Rusia mohon se po planifikon të pushtojë Ukrainën, por po kërkon garanci kundër zgjerimit të NATO-s drejt lindjes, diçka që vendet perëndimore thonë se nuk janë në gjendje ta japin./SHQIP.com