Lajme Ballkan

SHBA-ja ndihmon ushtarakisht vendet e Ballkanit Perëndimor, përveç Serbinë

Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të marrin ndihma ushtarake nga Departamenti i Shtetit amerikan por në mesin e tyre nuk përfshihet edhe Serbia.

Siç ka raportuar REL, thuhet se nga një miliardë dollarë të ndara për ndihmë ushtarake për 17 vende evropiane, 23 milionë dollarë do të shkojnë për Malin e Zi.
Nga Departamenti amerikan i Shtetit thënë se kjo ndihmë, e cila i ndahet edhe Ukrainës.

“Ndihmë e mirëseardhur

Gjëja e parë që duhet kuptuar, thotë Bruno Lete nga Fondi Gjerman Marshall, me seli në Bruksel, është se në Ballkanin Perëndimor ka tensione të shtuara dhe kërcënime për dhunë të cilat lidhen me rrëziqët e Rusisë.

“Ekziston bindja se Putin dhe Kremlini po luajnë një rol në rajon, që është i dëmshëm për sigurinë. Unë mendoj se ekziston një dëshirë në Shtetet e Bashkuara, dhe gjithashtu në kontekstin e NATO-s, për t’i rritur përpjekjet në rajon”, thotë Lete.

Sipas tij, kur bëhet fjalë për ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor, “së pari duhet të shikohet Kosova dhe Serbia”, ku, siç thotë, “shohim tensione, pavarësisht një sinjali të vogël pozitiv” në lidhje me dokumentet.

Dy vendet i kanë hequr dokumentet e posaçme për hyrje/dalje nga fundi i muajit të kaluar.

“Por, është e qartë se Rusia po stimulon tensione mes Kosovës dhe Serbisë”, thotë Lete.


Ai shton se operacionet e ndikimit rus janë shumë aktive edhe në Bosnje dhe Hercegovinë, ku, siç shprehet, “po përpiqen t’i ndezin tensionet politike”.

Lete thotë se lufta në Ukrainë ka ngjallur “kujtime shumë të dhimbshme të së kaluarës” në Ballkanin Perëndimor dhe se përfshirja e Shteteve të Bashkuara në shumicën e vendeve të këtij rajoni “është e mirëpritur”.

Për Malin e Zi, 23 milionë dollarë

Qeveria e Shteteve të Bashkuara do të ndihmojë modernizimin e Ushtrisë së Malit të Zi dhe forcimin e kapaciteteve të saj me 23 milionë dollarë shtesë, tha Ministria e Mbrojtjes e këtij vendi në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë.

“Në vazhdën e ngjarjeve aktuale në Mal të Zi, fokusi i veçantë do të jetë në forcimin e kapaciteteve në fushën e mbrojtjes kibernetike. Kjo paketë ndihme është vetëm një në serinë e mbështetjes së vazhdueshme të SHBA-së për forcimin e sektorit të mbrojtjes në Mal të Zi”, thuhet në deklaratë.

Sulmet kibernetike në rrjetin informativ të Qeverisë së Malit të Zi filluan nga fundi i gushtit, duke pamundësuar qasjen në ueb-faqe dhe emaile të Qeverisë, por edhe të institucioneve të tjera, si: prokuroria, gjykatat, kadastra etj. Pasojat e këtyre sulmeve kibernetike nuk janë sanuar ende.

“Si një aleat që ndan vlerat e SHBA-së dhe NATO-s, Mali i Zi – si anëtar i përgjegjshëm i aleancës dhe vend që ka bërë përparimin më të madh në rrugën drejt BE-së – ka harmonizuar politikën e tij të jashtme dhe të sigurisë në raport me agresionin rus kundër Ukrainës”, tha Ministria e Mbrojtjes në Podgoricë.

Para edhe për Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut – vendi që u bë anëtari i tridhjetë i NATO-s në mars të vitit 2020 – është gjithashtu në listën e atyre që do të marrin fonde nga paketa e fundit amerikane.

Vendimi për dhënien e ndihmës është “një reflektim i partneritetit dhe aleancës strategjike ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Ministria e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë.

“Kjo mbështetje është për modernizimin e ushtrisë së Maqedonisë së Veriut, por edhe për forcimin e sigurisë në rajon dhe për sigurinë kolektive të aleancës së NATO-s në tërësi”, thuhet në deklaratë.

Programet e bashkëpunimit në mbrojtje midis dy vendeve kanë filluar në vitin 1996. Nëpërmjet Programit Ndërkombëtar të Ndihmës Ushtarake, Shtetet e Bashkuara i kanë dhuruar Maqedonisë së Veriut pajisje ushtarake me vlerë prej 160 milionë dollarësh.

Serbia, e vetmja pa ndihmë të re ushtarake nga SHBA-ja

Serbia nuk është përfshirë në listën e vendeve që do të marrin ndihmë ushtarake nga SHBA-ja.

“Serbia është vendi më pak i afërt me NATO-n ose Shtetet e Bashkuara. Dihet gjithashtu gjerësisht se Serbia ka marrëdhënie më të ngushta me Kremlinin, me Rusinë. Pra, mendoj se situata atje është më e komplikuar”, thotë Lete për arsyet e mundshme të lënies së Serbisë jashtë paketës së ndihmës.

Lete shton se ka mundësi që kjo të jetë një mënyrë se si “SHBA-ja bën presion ndaj autoriteteve serbe që t’i braktisin politikat e tyre pro-ruse”.

“Ne e respektojmë Ushtrinë e Serbisë dhe udhëheqjen e saj, si dhe vlerësojmë thellësisht partneritetin tonë ushtarak”, tha Ambasada amerikane në Beograd, duke iu përgjigjur pyetjes së REL-it se pse Serbia nuk është në listën e vendeve që do të marrin ndihma të reja ushtarake nga SHBA-ja.

Në deklaratë, po ashtu, thuhet se SHBA-ja e vlerëson Serbinë si “mikun dhe partnerin e saj dhe, varësisht nga vendimet që merr Serbia, si aleate të mundshme në NATO”.

Vetëm në vitin 2020, ndihma amerikane për Serbinë ka tejkaluar 40 milionë dollarë, sipas të dhënave të Ambasadës amerikane në Beograd.

Ambasada theksoi se SHBA-ja është donatori më i madh i ndihmës së huaj për Serbinë.

“Nga viti 2001, ne kemi dhënë gati 1.2 miliard dollarë ndihmë për të adresuar çështje që variojnë nga rimëkëmbja pas konfliktit, rritja ekonomike deri te mbrojtja e mjedisit dhe trashëgimisë kulturore të Serbisë”.

Ndërsa, Ambasada amerikane në Beograd ka thënë se partneriteti me Serbinë nuk ka qenë kurrë më i fortë./Shqip.com