Lajme Botë

SHBA: Gazetarja amerikano-palestineze ishte vrarë “pa qëllim” nga ushtari izraelit

Shireen Abu Akleh

Shireen Abu Akleh ishte një korrespondente e Al Jazeera-s , e cila u qëllua më 11 maj ndërsa po mbulonte një sulm ushtarak izraelit në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor.

Një analizë e provave mjeko-ligjore dhe balistike e udhëhequr nga Amerika, si dhe hetimet e veçanta izraelite dhe palestineze, zbuloi se plumbi që vrau gazetaren palestinezo-amerikane ka të ngjarë të kishte origjinën nga një ushtar izraelit, raporton The Washington Post.

Lexo edhe:
Gazetarja e Al Jazeera-s vritet teksa raportonte për sulmet e ushtrisë izraelite (VIDEO)

Por, shtoi se “nuk kishte arsye për të besuar se kjo ishte e qëllimshme” , sipas zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Ned Price.

Price tha se hetuesit arritën në përfundimin se plumbi që goditi Abu Akleh, “ishte dëmtuar keq”, duke parandaluar “një qartësi në përfundim.”

Deklarata shkaktoi reagime të zemëruara nga familja e saj dhe zyrtarët palestinezë.

Kolegët dhe miqtë reagojnë ndërsa trupi i veshur me flamur Shireen Abu Akleh sillet në zyrën e kanalit të lajmeve në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor më 11 maj. (Foto: Abbas Momani/AP)

Autoritetet palestineze ia dorëzuan plumbin Koordinatorit të Sigurisë së SHBA-së të shtunën, në përputhje me një kërkesë të kahershme të Izraelit.

Që nga incidenti, Izraeli ka pohuar se pa plumbin, nuk do të ishte në gjendje të përcaktonte nëse Abu Akleh ishte qëlluar nga një armë izraelite apo nga armët e palestinezëve të armatosur në zonë në kohën e të shtënave.

Përndryshe, Abu Alekh u qëllua në fytyrë nga një plumb i vetëm i gjuajtur nga forcat e armatosura izraelite dhe po ashtu një gazetar tjetër Ali al-Samoudi, u plagos në shpinë. /Shqip.com