Dita e 86-të e luftës: Rusia pretendon se ka “çliruar” uzinën e rrethuar Azovstal në Mariupol

Rusia pretendoi të premten se trupat e saj kanë “çliruar plotësisht” fabrikën e rrethuar të çelikut Azovstal në qytetin portual të Mariupolit në jug të Ukrainës.

Në një deklaratë, zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, tha se “grupi i fundit prej 531 militantësh u dorëzua”, duke iu referuar luftëtarëve ukrainas të cilët për disa javë i rezistonin sulmit rus në uzinë, shkruan CNN.

Më herët, komandanti ukrainas i Regjimentit Azov, dha urdhër për të ndaluar mbrojtjen e qytetit të Mariupolit dhe lëshoi ​​një video-mesazh të shkurtër nga brenda fabrikës së çelikut Azovstal duke thënë se udhëheqja e lartë ushtarake kishte lëshuar një urdhër që ushtarët  të dalin jashtë dhe të shpëtojnë jetën e tyre.

Ndërkaq, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se nga 16 maji, 2,439 ushtarakë ukrainas kishin dorëzuar armët.

Ukraina ndodhet në ditën e 86-të të luftës, ndërkaq pushtimi rus vazhdon ende edhe në zonat e banuara të vendit.

Lajmet nga dita e 85-të e luftës mund t’i lexoni duke klikuar KËTU.

Raketat ruse godasin shtëpinë e kulturës në Kharkiv (VIDEO)

Agresioni rus në Ukrainë po vazhdon edhe në ditën e 86-të të luftës.

Së fundmi, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se raketat ruse kanë goditur edhe një objekt të kulturës, i cili sipas tij, ishte i sapondërtuar.

“Rajoni i Kharkivit. Qyteti i Vreshtarisë. Goditje me raketa ruse në shtëpinë e kulturës së sapo rindërtuar. Shtatë viktima, përfshirë një fëmijë 11-vjeçar”, ka shkruar Zelensky në rrjetin social Facebook.

Tutje, ai ka shkruar se  okupatorët kanë identifikuar kulturën, arsimin dhe njerëzimin si armiq të tyre.

Po ashtu, Zelensky ka njoftuar se rajoni lindor i Donbasit të Ukrainës është “shkatërruar plotësisht” dhe jeta atje ishte “ferr”.

Ndërkaq, ushtria e Ukrainës thotë se ushtria ruse po përparon në rajonin lindor të Luhansk , me luftime intensive të raportuara rreth Lysychansk dhe Severodonetsk./Shqip.com

Kriza e ardhshme e ushqimit – paralajmëron OKB

Pushtimi rus i Ukrainës së shpejti mund të shkaktojë një krizë globale ushqimore që mund të zgjasë me vite, kanë paralajmëruar Kombet e Bashkuara.

Konflikti ka ndërprerë furnizimet nga portet e Ukrainës, të cilat dikur eksportonin sasi të mëdha vaji gatimi, si dhe drithëra si misri dhe gruri.

Anije e mallrave ukrainase duke u ngarkuar me grurë

Kjo ka reduktuar furnizimet globale dhe ka bërë që çmimi i alternativave të rritet, me çmimet e ushqimeve në mbarë botën pothuajse 30 për qind më të larta se në të njëjtën kohë të vitit të kaluar, sipas OKB-së.

Kostoja e lartë e ushqimeve bazë ka rritur tashmë numrin e njerëzve që nuk mund të jenë të sigurt për të ngrënë mjaftueshëm me 440 milion në 1.6 miliardë, me gati 250 milion në prag të urisë, raporton Economist.

Anijet ruse duke bllokuar anijet e mallrave të Ukrainës

Rusia ka organizuar një bllokadë përgjatë bregut të Detit të Zi të Ukrainës dhe miliona tonë drithë nuk kanë mundur të largohen.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka paralajmëruar se e vetmja zgjidhje efektive për krizën është riintegrimi i prodhimit të ushqimit të Ukrainës, si dhe i plehrave të prodhuara nga Rusia dhe Bjellorusia, në tregun global. /

Mjekja tashmë e zhdukur, kishte regjistruar pamjet e terrorit në Mariupol

Një mjeke e famshme ukrainase e regjistroi qëndrimin e saj në Mariupol në një kartë të dhënash jo më të madhe se një thua, që mund të fshihet në një tampon.

Tani ajo është në duart ruse, në një kohë kur vetë Mariupoli është në prag të rënies.

Yuliia Paievska njihet në Ukrainë si Taira, një emërtim nga pseudonimi që ajo zgjodhi në videolojën Ëorld of Warcraft.

Duke përdorur një kamerë trupi, ajo regjistroi 256 gigabajt të përpjekjeve të furishme të ekipit të saj gjatë dy javëve për të rikthyer njerëzit nga pragu i vdekjes.

Pamjet nga video e doktoreshës Yuliia Paievska

Ato video u dërguan te disa gazetarë të AP-së, të cilët e postuan videon e plotë në YouTube.

Aty shihet mjekja teksa ndihmon civilë ukrainas e madje edhe disa ushtarë rusë, së bashku me terrorin që përjetohet çdo ditë aty.

https://www.youtube.com/embed/K9AW1_YyAhQ

Ushtarët rusë kapën Tairën dhe shoferin e saj të nesërmen, më 16 mars, një nga shumë zhdukjet e detyruara në zonat e Ukrainës që tani kontrollohen nga Rusia.

Rusia e ka portretizuar Taira-n si bashkëpunëtore për Batalionin nacionalist Azov, në përputhje me narrativën e Moskës se po përpiqet të “denazifikojë” Ukrainën.

Përndryshe, lufta në Ukrainë ka arritur ditën e 86-të të saj, që prej se filloi më 24 shkrurt të këtij viti.

Kurse, qyteti i Mariupolit është tash e disa javë në gjendje kaosi dhe i bllokuar nga sulmet e shumta të rusëve.