Sport Ndërkombëtar

Shaqiri dhuron dy asistime – për një ndeshje

Xherdan Shaqiri

Aventurën e tij në Amerikë – nuk e nisi më së miri.

Por, dalëngadalë po rikthehet në element.

Xherdan Shaqiri ka zhvilluar një ndeshje fenomenale me Chikago Fire – në fitoren 2-3 në udhëtim te Charlotte.

Majtaku regjistroi dy asistime – në këtë takim – duke dhënë sinjale që është në formë të mirë.

Shaqiri – asistoi fillimisht në minutën e 24-të për Federico Navarro për 1-2.

Teksa, i dytir erdhi në minutën e 52-të, për Kacper Przybylko – që ishte edhe goli i fundit në këtë takim.

Në total – që kur ka zbarkuar në Amerikë, Xherdani ka zhvilluar 20 ndeshje, ndërsa ka regjistruar katër gola dhe pesë asistime.

Paraprakisht, ai ishte pjesë e Lyonit, skuadër me të cilën i ndau rrugët pas një gjysmsezoni./Shqip.com