Rozë Ndërkombëtar

Shakira do të zhvendoset në Miami me fëmijët pas ndarjes me Pique

Shakira dhe Gerard Pique nënshkruan një marrëveshje kujdestarie për dy fëmijët e tyre pasi lidhja e tyre 11-vjeçare mori fund.

“Ne kemi nënshkruar një marrëveshje kujdestarie,” thanë ata në një deklaratë të përbashkët.

“Objektivi ynë i vetëm është t’u ofrojmë fëmijëve tanë sigurinë dhe mbrojtjen maksimale dhe shpresojmë që ata të mund të vazhdojnë jetën e tyre në një mjedis të sigurt dhe të qetë.

Shakira, po kthehet gjithashtu në Miami, ku do të rrisë fëmijët.

“Është bërë një sakrificë shumë e rëndësishme: Gerard më në fund ka pranuar të lejojë fëmijët e tij të jetojnë në SHBA për mirëqenien e tyre, një arsye kryesore dhe një që ishte gjithmonë në radhë të parë”, tha avokati i Pique.

“Një vendim gjyqësor do të sillte vetëm dhimbje. Në realitet, askush nuk ka fituar këtu përveç fëmijëve”.

Një pjesë e marrëveshjes parashikonte që dy fëmijët të jenë me babain e tyre gjatë tre periudhave të pushimeve gjatë gjithë vitit shkollor.

/Shqip.com