Serweri kërkon dëshmi se Grenelli paguhet nga Serbia

Njohësi i çështjeve politike, Daniel Serwer, ka kërkuar dëshmi të dokumentuara se ish-Emisarin Special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, paguhet me nga 100 mijë dollarë në muaj nga Serbia për lobim.
Në një postim në Twitter, Serwer ka shkruar se personalisht do t’i dorëzojë në Departamentin e Drejtësisë.
“Më dërgoni prova të dokumentuara që kjo është e vërtetë dhe unë do t’ia dorëzoj personalisht Departamentit të Drejtësisë”, ka thënë ai, teksa ka komentuar një postim të Suzana Starikovit, e cila kishte shkruar se si Grenell paguhet nga 100 mijë dollarë në muaj për të lobuar për Serbinë.
Send me documentary evidence that this is true and I will personally deliver it to the Justice Department. https://t.co/tk7F2Nyfkt
— peacefare.net (@DanielSerwer) November 9, 2021
Starikov ka mbështetur pretendimin te deklarimi i analistit politik, Dushan Janjiq, që tha se Grenell paguhet nga Serbia 100 mijë dollarë në muaj dhe se përfaqëson hapur interesat e kësaj të fundit. Por, këto akuza i ka hedhur poshtë vetë Grenelli./SHQIP.com