Lajme

Sërish gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, polcia jep detaje

Foto e ilustruar

Një tjetër gjuajtje me armë zjarri është raportuar të mërkurën mbrëma në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 20:40 në rrugën “Gjon Sereçi”.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para dyshohet që nga një mjet në lëvizje ka pasë gjuajtje me armë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin”, tha Borovci.

Gjuajtja tjetër me armë zjarri ka ndodhur po ashtu në Prishtinë, në rrugën “Astrit Rrushi”. Nga ky incident nuk është raportuar për të lënduar./Shqip.com