Sport Ndërkombëtar

Sergio Ramos pritet të transferohet te PSG

Sergio Ramos

Sergio Ramos pritet t’i bashkohet PSG ditëve të ardhshme, pasi është arritur marrëveshja mes dy palëve, shkruan Shqip.com.

Sipas Fabrizio Romanos, vëllau i Ramos ishte në Paris për të kompletur marrëveshjen e arritur.

35-vjeçari do të nënshkruaj kontratë me parisienët deri në qershor të vitit 2023, derisa ai është lojtari i lirë pasi u largua nga Real Madrid ditë më parë.

Paris Saint-Germain kishte shprehur interesim për mbrojtësin që nga janari, pasi kishin filluar bisedimet në prill, ata i kishin ofruar atij kontratë dy vjeçare.

PSG është duke planifikuar të zyrtarizoj Hakimin, Ramos dhe Donnarumman brenda 15 ditësh./Shqip.com