Lajme

Serbisë i djegë deklarata e Hovienerit për asociacionin

Serbia ka reaguar pas deklaratave të ambasadorit të SHBA-ve në Kosovë, Hoviener, derisa zyrtarë të këtij vendi kanë thënë se nuk do të lejojnë kurrë që Asociacioni i Komunave me shumicë serbe të jetë një organizatë joqeveritare.

Dejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç, kërkoi që ky mekanizëm të ketë kompetenca ekzekutive.

“Asociacioni është mekanizmi i vetëm për mbijetesën e popullit serb në Kosovë”, u shpreh ai.

Petkoviç shtoi më tej se asociacioni duhet të formohet në përputhje me marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015, Kushtetutën e Serbisë, kartën e OKB-së dhe Rezolutën 12 44 të këshillit të sigurimit.

“Kushtetuta e Serbisë është e shenjtë. Nuk ka konferenca mediatike, as referenca në të ashtuquajturën Gjykatë Kushtetuese të Kosovës, e cila nuk ka besueshmëria jashtë kabineteve individuale apo ambasadave të huaja, që mund ta pezullojë ose anulojë atë”, tha Petkoviç.

/Shqip.com