Lajme

“Serbia po e kopjon Rusinë”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Serbia po e kopjon Rusinë”, kështu beson kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Këtë konstatim kreu i ekzekutivit kosovar e dha gjatë një interviste për median e Malit të Zi “Pobjeda”, të dielën.

Pretendon se Beogradi zyrtar – të gjitha shtetet e dalura nga Jugosllavia i cilëson “si të vetat”, përjashto Kroacinë që tash veç është pjesë e Bashkimit Evropian.

“Në thelb, Serbia nuk e njeh shtetësinë e vendeve që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian – Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Kosovën, e madje as Maqedoninë e Veriut”, ka thënë Kurti.

Sipas shefit të Qeverisë, nga prizmi serb “këto shtete janë të përkohshme”, duke aluduar në atë që Serbia me të gjitha kapacitet angazhohet që të “shkatërrojë shtetësinë”, po të këtyre shteteve.

Thotë se Beogradi duke e kopjuar Kremlinin, Malin e Zi e konsideron në “ernekun” e Ukrainës, ndërkaq Bosnjën në atë të Bjellorusisë.

“Një krijesë të tillë e kemi në Bosnjë dhe Hercegovinë: quhet Republika Srpska, është ndërtuar në Dayton dhe i shërben Beogradit e jo serbëve. Pra, Beogradi e don një krijesë të njëjtë edhe në Kosovë”, ka deklaruar Kurti.

Shpesh Kurti ka bërë analogji mes “Republiës Srspka në Bonjse” dhe tentimit për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Përsëri, ishte rigoroz në këtë çështje; Jo Asociacion njëetnik – njëjtë siç tha javë më parë në BBC.

Po, Ballkani i Hapur?

Ballkani i Hapur.

Kurti vazhdon të besojë se “Ballkani i Hapur”, zgjeron lidhjet me lindjen, veçmas me Rusinë dhe Kinën.

Skeptizmin ndaj këtij projekti e vazhdoi sikur në çdo intervistë tjetër dhënë për mediat ndërkombëtare.

“’Ballkani i Hapur’ më shumë i ngjan një Ballkani që është i hapur ndaj ndikimeve nga Lindja, veçmas nga Federata Ruse dhe Kina, i hapur për autokraci, korrupsion, krime lufte… Gjithçka kundër vlerave evropiane të demokracisë dhe sundimit të ligjit”. /Shqip.com