Lajme Ballkan

Serbia në negociata me kompaninë franceze për blerjen e 12 aeroplanëve luftarak

Serbia është duke negociuar me kompaninë franceze “Daso Avieche” për blerjen e 12 aeroplanëve luftarak “Rafale”. 

Gazeta franceze “La Tribune”  ka raportuar për këtë negociata dhe sipas tyre blerja e 12 aeroplanëve nga Serbia do të realizohet pas fitores së presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Ndryshe Kroacia kishte blerë aeroplanë nga Franca më herët dhe kishte paguar 1. 1 miliardë euro.

Ndryshe Vuçiq dhe presidenti francez Emmanuel Macron kishin biseduar më 7 mars për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve edhe në fushën ushtarake.

Shteti i Serbisë deri tash ishte furnizuar me aeroplanë MiG-29 nga Rusia dhe Bjellorusia.

Pritet që marrëveshja t’i kushtojë Serbisë mbi një miliard euro.

“Rafalet” janë aeroplanë multifunksionalë që shfrytëzohen si aeroplanë luftarakë, bombardues e të kryejnë aksione në caqe të ndryshme në ajër, tokë apo det. /Shqip.com