Lajme Ballkan

“Serbia është fajtore për rritjen e tensiononeve në Ballkan”

Ushtria e Serbisë.

Tensionet në Ballkanin Perëndimor janë rritur, për këtë ka një fajtor – sipas drejtorit të Institutit të Studimeve Politike në Tiranë, Mentor Baca – shkak është Serbia pasi është duke ndërhyrë në punët e brendshme të fqinjëve.

Saktësisht, në Kosovë dhe Bosnje dhe Hercegovinë.

Këto komente ai i bëri gjatë forumit “Ballkani, Sfidat për Paqe dhe Stabilitet”, raporton Beta, trasnmeton Shqip.com.

Pos ekspansionizmit serb, beson se edhe ardhja e Albin Kurtit në pushtet i “ka përkeqësuar” raportet Prishtinë-Beograd.

Shtoi se Kosova e drejtuar nga Kurti e sheh si kërcënim Serbinë përmes komunave veriore.

“Përdorimi i komunave me shumicë serbe nga ana e Serbisë është një përpjekje për të kontrolluar lëvizjet e brendshme në Kosovë dhe ky është një nga drejtimet e politikës së jashtme të Serbisë, e cila paraqitet veçanërisht në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë”, tha Beca.

Megjithatë, Serbia ka dy kërkesa për Kosovën që ta formojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe si dhe të përfshihet në iniciativën “Ballkani i Hapur”.

Ballkani i Hapur.

Për këtë të fundit, Baca pohoi se është diçka komplekse.

Problemi qëndron te numri i shteteve që po i besojnë një projekti të tillë.

Deri më tash veç Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut janë nënshkruese të paktit.

Prishtina refuzon, sipas kryeministrit Kurti – kjo iniciativë “është kundër” Bashkimit Evropian.

Por, BE-ja kundër nuk është shprehur.

Ndërkaq, Kosova bazuar në marrëveshjen e Uashingtonit të nënshkruar më 4 shtator të vitit të kaluar obligohet të përfshihet në “Ballkanin e Hapur”, që atëherë ishte quajtur “mini-shengeni”.

Megjithatë, Kuvendi i Kosovës që nga 120 ulëse, 59 i përkasin deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje – nuk e ka ratifikuar atë marrëveshje.

Mbi këtë, ideatori i saj, Richard Grenell, ish-emisar i presidentit të atëhershëm amerikan, Donald Trump për dialogun , kishte thënë se ka ardhur në Prishtinë, pasi “është i frustruar me moszbatimin e marrëveshjes së Uashingtonit”. /Shqip.com