Lajme

Serbët protestojnë në Veri kundër Vuçiqit dhe Listës Srpska

Një tjetër protestë e serbëve ka nisur në veri të Mitrovicës me arsyen se “Lista Srpska dhe Aleksandar Vuçiq nuk i plotësuan kërkesat” që grupi i tyre i paraqiti në protestën e kaluar më 8 janar.

Tubimi ka nisur pak para orës 12:30 dhe u mbajt para selisë së Listës Srpska. Në tubim dolën rreth 40 pjesëmarrës, të cilët kanë kënduar himnin serb dhe mbajtën një pankartë të madhe me ngjyrat e flamurit serb dhe një tjetër ku shkruhej “Kosova është Serbi”.

Folësi i parë është komisioneri i Lëvizjes për Mbrojtjen e Kosovës, Nebojsha Joviq, i cili ishte edhe një nga pjesëmarrësit në protestën e kaluar.

Ai menjëherë ka vënë re mungesën e pjesëmarrësve edhe herën e fundit, duke theksuar se kjo ka qenë rezultat i punës së “shërbimit”, duke hedhur akuza të forta ndaj Listës Serbe.

Para fillimit të protestës është parë lideri i lëvizjes Dashuri, Besim, Shpresa – Nemanja Sharoviq. Megjithatë, ai nuk foli.

Nemanja Sharoviq Në deklaratën e tij për KoSSev pas takimit, Sharoviq tha se nuk ishte planifikuar të fliste, por se kishte ardhur për të mbështetur pjesëmarrësit.

“Kam ardhur këtu për të mbështetur këtë popull dhe kjo është ajo që mund të bëj në këtë moment”. Ky është një tubim në të cilin kanë folur serbët e Kosovës, dhe biseda ime me organizatorët ka qenë se duhet të vijmë për të mbështetur dhe jo për t’u adresuar. Dhe mendoj se është e saktë në këtë moment”, tha Sharoviq.

Siç raporton “Kossev”, një patrullë këmbësore e Policisë së Kosovës është parë edhe në fillim të shëtitores në afërsi të urës së qytetit.

/Shqip.com