Lajme

Serbët në veri të Kosovës protestojnë me 8 janar

Protesta e qytetarëve në Mitrovicë e cila ishte paralajmëruar për 9 janar është shtyrë për 8 janar.

Siç thonë organizatorët, protesta është shtyrë për shkak të kërkesave të qytetarëve, për shkak të detyrimeve në vendet e punës që do të kenë më 9 janar.

“Protesta do të mbahet të dielën, më 8 janar, në ora 12:01, te monumenti i Princit Llazar në Mitrovicë”, kanë thënë organizatorët.

Nebojsha Joviq, njëri nga organizatorët, kishte deklaruar më herët se protesta është mbajtur për të ngritur zërin kundër “tradhtisë së lartë të Aleksandër Vuçiqit dhe torturave, mburrjeve, pasurimit të pakontrolluar, kërcënimeve dhe shantazhit të Listës Serbe, si dhe minimit të bazës së Policisë së Kosovës në veri”.

Serbët nga Kosova do të kërkojnë nga Serbia që të emërojë një “negociator-përfaqësues shtetëror” i cili mbi të gjitha do të respektojë interesat si të Serbisë ashtu edhe të serbëve në Kosovë, ka shtuar më tutje Joviq, raporton Danas.

/Shqip.com