Sport Ndërkombëtar

Senegali nuk ndalet, shënon sërish ndaj Katarit

Përfaqësuesja e Katarit dhe ajo e Senegalit po takohen në ndeshjen e dytë të Grupit A në Kampionatin Botëror “Katar 2022”, shkruan Shqip.com.

Nikoqirët e Kupës së Botës dhe afrikanët po ndeshen mes vete në ‘Al Thumama Stadium’ të Dohas me fillim nga ora 14:00.

Senegali ka arritur ta shënojë edhe golin e dytë ndaj Katarit. Ishte Diedhiou i cili realizoi me kokë në minutën e 49-të të ndeshjes.

/Shqip.com