Art Jetese

Sëmundja që dëmton rëndë shikimin, si të dalloni simptomat

Dallimi në kohë i simptomave është thelbësor në kurimin e çdo sëmundje, sado e lehtë ajo të jetë për trupin.

E tillë është dhe sëmundja e glaukomës e cila fillon me disa simptoma të lehta dhe mund të kthehet në një makth që ju merr shikimin.

Çfarë është glaukoma?

Glaukoma është një grup heterogjen sëmundjesh të cilat prekin shikimin dhe të gjithë zonën e syve.

Ky grup sëmundjesh mund të jetë shumë i ndryshëm nga njëra tjetra, por bashkohen të gjitha në një pikë të caktuar që është dëmi i madh nervave optike.

Glaukoma rrit presionin e brendshëm të syve duke dëmtuar rëndë nervat e syve, pa të cilat shikimi mund të bëhet aq i pamundur sa të arrihet në verbim total.

Për këtë sëmundje ekzistojnë dy tipe kryesore dhe dy forma si ajo vepron.

E para është forma akute e cila godet në çdo moment dhe mund të ketë pasoja fatale.

Ndërsa e dyta është forma kronike e cila shfaqet gradualisht dhe nuk lë shenja.

Si të dalloni simptomat

Dukë qenë se forma akute e glaukomës është më e rrezikshme atë do të shpjegojmë të parën.

Si në shumë sëmundje edhe këtu, simptoma më e qartë dhe tipike është dhimbja në pjesën problematike.

Kështu që nëse ndjeni se sytë ju dhembin për një kohë të gjatë apo keni vështirësi në shikim, me siguri po përjetoni një simptomë të kësaj sëmundje.

Pupilat e syve mund të duken më të zmadhuara se zakonisht, pasi presioni i syve është shumë i lartë.

Për simptomat e glaukomës akute duhet të jeni shumë të kujdesshëm dhe të këshilloheni menjëherë me një mjek.

Pasi ky presion i lartë i syve, nëse nuk merr mjekimin e duhur dhe nuk ulet në kohë i dëmton sytë në mënyrë të pariparueshme.

Në disa raste tek glaukoma akute mund të shikoni edhe simptoma të tjera të përsëritura, siç është dhimbja e barkut, të përziera, të vjella apo presion i ulët gjaku.