Lajme

Selmanaj parashikon se vitin e ardhshëm Kurti “do ta rrëzojë vetën”

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj.

“Albin Kurti do ta rrëzojë vetën vitin e ardhshëm”.

Kështu mendon, Driton Selmanaj, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

 Kjo pasi sipas tij, “Kurti është i pazoti që të merret me tema të mëdha”.

Këto komente, Salmanaj i bëri në “Context”, të martën.

“Këta kanë me e rrëzu veten nga frika e këtij përfundimi që mund tu vij pas disa vitesh, këta kanë me e rrëzu veten për shkak të pazotësisë për me u ballafaqu me tema të mëdha. Albin Kurti si i vetëm nuk mund ta mbyll temën e dialogut me Serbinë, edhe pse i ka votat”.

Madje, thotë thotë se “Kurti s’guxon të merret me dialog”.

“Jo që ai nuk don, por nuk guxon. Fatkeqësisht po më duket se në vitin e ardhshëm (do ta rrëzoj veten), kam dëshirë ta shoh më gjatë. Sepse sa më gjatë që qëndrojnë këta, dekonspirohen të tërit”, theksoi Selmanaj.

Deputeti Driton Selmanaj kishte thënë se “vendimi më i mrië i LDK-së ishte kur vendosi ta rrëzonte Kurtin”, marsin e vitit të kaluar. /SHQIP.COM