Lajme

Selmanaj: Pa përfshirjen e SHBA-së, asnjë proces nuk do të përfundojë në favor të Kosovës

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj.

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka  thënë se pa përfshirjen e SHBA-së asnjë nismë as proces nuk do të përfundojë në favor të Kosovës.

Ai këtë deklaratë e dha në një postim në Facebook.

“Të gjitha proceset dhe iniciativat që kanë për qëllim normalizimin e marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë duhet të vlerësohen, por duhet të gjithë ta kemi të qartë, pa përfshirjen e fuqishme të SHBA-ve asnjë proces dhe asnjë nismë nuk do të fillojë dhe nuk do përfundojë në favor të plotë të shtetit të Kosovës dhe kombit shqiptarë”, ka shkruar ai.

Ndryshe, këto deklarata vinë pasi që SHBA ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të shtynë afatin për targa, duke shtuar se nuk janë të kënaqur më vendimin e fundit që është marrë nga ekzekutivi.

/Shqip.com