Lajme

Sekuestrohet drogë në vlerë prej 600 mijë eurosh në Deçan e Gjakovë, prokuroria jep detaje

LAJMI I FUNDIT

Shtatë persona janë arrestuar në aksionin anti-drogë që është duke u mbajtur në zonën e Dukagjinit.

Në një komunikatë për media nga Prokuroria Themelore në Pejë thuhet se bastisjet janë bërë në dhjetë lokacione(Deçan dhe Gjakovë)

“Gjatë bastisjeve në komunën Gjakovë janë sekuestruara rreth 500 gram narkotikë të dyshuar të llojit kokainë, ndërsa gjatë bastisjes në komunën e Deçanit në disa lokacione  janë sekuestruara dhe asgjësuar rreth 180 bimë të mbjella të narkotikëve të llojit marihuanë, në sasi totale mbi 100 kilogramë”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu, gjatë këtij aksioni janë sekuestruar edhe armë, telefona, para kesh dhe prova tjera materiale të cilat do shërbejnë për ndriçimin e kësaj çështje penale.

Vlen të theksohet se vlera totale e drogës se sekuestruara dhe asgjësuar është me se paku 600 mijë euro.

Prokurori i shtetit brenda afatit ligjor kundër  shtatë (7) të pandehurve do paraqes kërkesën për caktimin e masës se paraburgimit në gjykatën kompetente. /SHQIP.com