Lajme

Sekuestrohen armë e municion në Janjevë të Lipjanit, policia arreston një person

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Policia e Kosovës ka njoftuar se sekuestruar armë dhe municion në Janjevë të Lipjanit.

Gjatë këtij aksioni ka arrestuar edhe një person, ku i njëjti është dërguar në mbajtje.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar:

-Tre granata dore

– Një armë automatike AK-47,

– dy pistoleta

– 120 fishekë të armës AK-47, cal. 7.62 mm,

-7 fishekë të pistoletës, cal. 7.65 mm,

– dy karikatorë të armës AK-47,

– dy karikatorë të pistoletës.

Rasti është iniciuar si mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve./SHQIP.com