Lajme

Sekretari i NATO-s vjen nesër në Kosovë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të udhëtojë për në Kosovë enjten e 1 korrikut, ku do të vizitojë KFOR-in, njofton Shqip.com.

Gjatë vizitës së tij, Stoltenberg do të takohet me komandantin e KFOR-it, Franco Federicin dhe drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, Frank Best.

Kështu është bërë e ditur në faqen zyrtare të NATO-s.

Sekretari i aleancës veri-atlantike do t’i takojë edhe trupat e KFOR-it që janë Kosovë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s do të ketë takime bilaterale edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti si dhe Ministrin për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq./Shqip.com