Lajme

Sejdiu: Nuk ka distancë mes qëndrimit të Kurtit dhe Amerikës për Asociacionin

Dardan Sejdiu

Analisti politik dhe ish-deputeti i Parlamentit të Kosovës, Dardan Sejdiu ka deklaruar se nuk ka distancë të madhe mes qëndrimit të kryeministri Kurti dhe SHBA-ve sa i përket Asociacionit.

Ai i ka dhënë të drejtë, kërkesës së Kurtit për ndryshimin e renditjes së gjërave në raport me Serbinë.

“Amerikanët na qartësuan se nuk ka distancë të madhe mes qëndrimit të kryeministrit Kurti dhe ShBA-së, Kurti kur flet për Asociacionin flet për atë që nuk krijon nivel të ri të pushtetit, pak a shumë, nuk e ndryshon Kushtetutën.

Dallimi është renditjen e gjërave, që të kemi një dokument që këtë çështjen e Serbisë të mos e trajtojmë pasi mbi një dekadë merremi me dialogun, por lëvizje drejt normalizimit të relacioneve jo për shkak të Kosovës nuk kemi”, ka thënë Sejdiu.

Sipas tij, termi njohje ka devijuar në dokumentet e fundit të publikuara sa i përket marrëveshjes Kosovë-Serbi.

“Serbët e kanë bërë dialogun qëllim në vetvete. Nëse e lexojmë dokumentin franko-gjerman, dokumentin që e ka publiku FES-i dhe ato non-papers kemi me pa një trend që kemi një de-eskalim të termit njohje – në të gjitha këto nuk ka më njohje dhe kjo është kërkesa e Kurtit për ndryshimin e renditjes së gjërave”, ka theksuar Sejdiu në Klan Kosova.

/Shqip.com