Sport Ndërkombëtar

Së shpejtoi lansohet “Counter-Strike 2”

CREDIT: VALVE
CREDIT: VALVE

Kompania e video-lojërave Valve ka njoftuar zyrtarisht se “Counter-Strike 2” e ka bërë hapin tjetër në ekskluzivitetin e lojës, me një seri videosh në kanalin e tyre në Youtube.

Counter-strike 2 do të jetë një përmirësim falas i CS:GO.

Videoja e parë shpjegoi se si zhvilluesit kanë riparuar granatat e tymit apo të njohura si smokes, në sistemin e ri të Counter-Strike, shkruan “Forbes”.

Disa nga ndryshimet e shpallura u shfaqën në tre video të shkurtra, që tregojnë ndryshimet që vijnë në harta, normat e shënimeve dhe një ripërpunim të plotë të mënyrës se si funksionon granata (smoke) në lojë.

Video-loja e re do të mund të testohet nga persona të caktuar të zgjedhur nga Valve, përpara lansimit të saj që pritet të bëhet verën e këtij viti.

/Shqip.com