Kulturë

Së shpejti vjen në shqip “Ëndërrimtari amerikan” nga Evan Osnos

Së shpejti vjen në shqip libri “Ëndërrimtari amerikan” nga autori amerikan Evan Osnos. Libri vjen nën përkujdesjen e shtëpisë botuese “Morava”, me seli në Tiranë.

Sipas një ndihmësi të afërt të Berni Sandersit, Bajdeni i tha Sandersit, në një bisedë telefonike, ku i kërkonte mbështetje: “Dua të jem presidenti më përparimtar që nga Frenklin Delano Rusvelti”.

Në garën presidenciale, rrëmujat e 2020-ës Trampit i dhanë mundësi të shumta të shfaqej si racist dhe i paaftë, kurse Bajdenit, i famshëm për fushatën gojëlëshuar, ia kursyen rreziqet e goditjeve, pavarësisht agjendës së ngjeshur.

Ndihmësit i kundërshtonin hamendësimet se e kishin lejuar enkas Trampin ta mbante vëmendjen mbi veten por në maj, Bajdeni e pranoi sinqerisht këtë, duke thënë: Sa më shumë që flet ai, aq më mirë jam unë.

/Shqip.com