Kulturë

Së shpejti pritet të hapet Muzeu i Burgut të Prishtinës

Burgu i Prishtinës, së shpejti shndërrohet në muze.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka njoftuar se së shpejti pritet të hapet Muzeu i Burgut të Prishtinës.

Sipas MKRS-së, në kuadër të funksionalizimit parashihet kurimi i ekspozitës së përkohshme.

Përmes kësaj ekspozite, prezantohet hulumtimi, dokumentimi dhe materiali i arkivuar që dëshmon përjetimet e të burgosurve politik.

Në fazën e parë sipas ministrisë do të kurohet ekspozita e përkohshme, ndërsa ndërtesa do të jetë nikoqire e ngjarjeve publike.

Pastaj do të vazhdohet me shpalljen e ndërtesës aset të mbrojtur të trashëgimisë kulturore dhe projektin e restaurimit për të përmbyllur me ekspozitën e përhershme dhe planin e menaxhimit.

Vendimi për të shndërruar burgun e Prishtinës në muze është marrë në vitin 2020 nga Qeveria e Kosovës.