Lajme Botë

Së paku 27 persona vdesin pas një zjarri në një klinikë psikiatrike në Japoni

Xhamat e djegur në spitalin psikiatrik në Japoni.

Së paku 27 persona kanë vdekur si pasojë e një zjarri që shpërtheu të premten në një klinikë psikiatrike në qytetin japonez të Osakas, tansmeton Shqip.com.

Njëri nga zyrtarët e shërbimit zjarrfikës i qytetit Osaka ka thënë se të paktën 28 persona tjerë janë lënduar, raporton BBC.

Ndërkaq, është konfirmuar se tre persona kanë vdekur në spital, teksa Policia ende po e heton shkakun e zjarrit, përfshirë raportimet se një burrë i vuri flakën ndërtesës.

Kurse, gazeta “Jomiuri” ka bërë të ditur se një person i moshuar ka futur në pallat një qese nga e cila ka rrjedhur një lëng i ndezshëm dhe ku ka marrë flakë.

Zjarri ka shpërthyer menjëherë pasi klinika e vendosur në katin e katërt të një ndërtese tetëkatëshe, ka filluar të funksionojë në orën 10:00 të mëngjesit./SHQIP.com