Lajme

SBASHK-u: Një numër i vogël i mësimdhënësve po ja bëjnë qefin pushtetarëve

Ilustrim

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës kanë dalur me një komunikatë për media në të cilën thuhet se një numër i kolegëve të tyre ja kanë bërë qefin pushtetarëve duke e ndalur grevën.

Ndërsa, sipas SBASHK-ut një pjesë e madhe janë duke qëndruar të palëkundur ndaj kërkesave të tyre legjitime.

“Ju numri tepër i vogël i kolegeve e kolegëve tanë që po ia bëni qejfin pushtetarëve sot është zgjedhje e lirë juaja, por kolegët tuaj në kohë të tjera kur qeverisnin partitë që ata i kishin votuar, qëndronin të pa luhatur në grevat e tyre për të realizuar kërkesat legjitime e  duke ruajtur unitetin me moton Bashkë e në SBASHK”, thuhet në komunikatën e SBASHK-ut.

Sipas kësaj sindikate thuhet se nuk është vendim i drejtë i Qeverisë, ikja nga dialogu dhe vizitat në komuna duke paraqitur dhimbje të ‘rrejshme’ për situatën që fëmijët ndodhën.

“Ikje nga dialogu me sindikatat, që pushteti do t’i shoh të shuara, e vizitat nëpër komuna me dhembje të rrejshme për situatën dhe për fëmijët që nuk janë në shkollë e për qytetarë që nuk po mund të marrin një dokument në komunë janë rrugëtim i gabuar i qeverisë. Në vend të kësaj duhet dialogu i sinqertë e në prani të mediave të nderuara  për të dalë nga kjo situatë”.

Ndërsa, për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin thuhet se në vend të debatit dhe zgjedhjes ai zgjodhi t’i përqeshte sindikalistët.

“Një kryeministër që vërtetë e do vendin e tij kurrë nuk do t’i nënshtrohej tekave të tij, që në vend të debatit e zgjidhjes së kërkesave të grevistëve, të merrte një fjali e të përqeshte atë që shkoi në takim bashkë me anëtarë të tjerë të Këshillit Grevist e që kishin qëllimin më të mirë që të debatohej sinqerisht dhe që të arrihej te marrëveshja e pranueshme”.

Dhe për mësimdhënëset të cilat nuk e respektuan grevën, sipas SBASHK-ut nuk do të verojnë më shantazhe dhe kërcënime siç ka bërë Qeveria pasi sipas tyre sindikata ka frymuar dhe vazhdon të frymojë lirshëm.

Disa shkolla në vend kanë dalur kundër vendimit të SBASHK-ut për të vazhduar grevën deri sa Qeveria e Kosovës të përgjigjët kërkesave të tyre.

Kujtojmë, se nga 25 gushti, administrata publike dhe mësimdhënësit janë në grevë, pasi po kërkojnë nga 100 euro shtesë në muaj, deri në miratimin e Ligjit të pagave.

Ndërsa, lidhur me këtë çështje Qeveria ka ofruar nga 50 euro për 3 muaj. Shumë kjo e cila u refuzua nga grevistët./Shqip.com