Lajme

SBASHK mban nesër konferencë, flasin për zëvendësimin e orëve të humbura

SBASHK

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, gjatë ditës së nesërme duke filluar nga ora 11:00 pritet të mbajë konferencë për media.

Në këtë konferencë pritet të diskutojnë për vendimin e MASHT-it për zëvendësimin e orët e humbura.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se orët e humbura mësimore në shtator si pasojë e grevës pesë javësh, duhet të zëvendësohen sipas vendimit që ka nxjerr MASHT  para disa ditësh.

Orët e humbura për shkak të grevës do të zëvendësohen në muajt tetor, nëntor, dhjetor dhe janar.

/Shqip.com