Lajme

Sarrazi: Gjermania do ta mbështesë Kosovën për anëtarësimin në Këshill të Evropës

Manuel Sarrazin

Gjermania do ta mbështesë Kosovën për anëtarësimin në Këshill të Evropës.

Kështu ka bërë të ditur, i dërguari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

“Ne e njohim Kosovën si shtet të pavarur. Ne do ta mbështesim anëtarësimin e Kosovës në të gjitha institucionet evropiane. Ne jemi pro dhe do ta mbështesim me të gjitha kapacitetet tona aplikimin për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës. Shpresojmë të kontribuojmë në këtë proces”, deklaroi Sarrazin.

Ai përmes një konferencë për media të Prishtinë, pas takimit me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvallën, tha se Gjermania do të mbështesë Kosovën në çdo rrugëtim drejt integrimit evropian.

“Ne e njohim Kosovën si shtet të pavarur. Ne do ta mbështesim anëtarësimin e Kosovës në të gjitha institucionet evropiane. Ne jemi pro dhe do ta mbështesim me të gjitha kapacitetet tona aplikimin për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës. Shpresojmë të kontribuojmë në këtë proces”, deklaroi Sarrazin.

Ai gjithashtu ka thënë se Kosova është vendi i tij i preferuar në Ballkanin Perëndimor.

“Shakaja ime e zakonshme që po e bëj është se në secilin vend që po shkoj po them se ai vend është i preferuari nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, por disa njerëz thonë se është Kosova dhe kjo mund të jetë e vërtetë”, u shpreh Sarrazin.

“Herën e parë që erdha në Kosovë ishte në vitin 2016 ose 2017 dhe kisha dëgjuar disa storie negative për Kosovën në Gjermani dhe kur erdha këtu që nga momenti i parë u ndjeva mirë dhe kjo është më e mira që mund të ndodhë kur vjen në një vend dhe të pëlqen të jesh aty. Në fakt, nëse do të jetoja në Ballkanin Perëndimor ndoshta do të zgjedhja Kosovën ose njërën nga pesë vendet e tjera”.

Ministrja Gërvalla ka thënë se gjatë takimi me Sarrazin është biseduar edhe për sfidat e rajonit dhe gjendjen gjeopolitike në botë.

“Biseduam për një orë për shumë tema të cilat lidhin Gjermaninë dhe Kosovën. Shumë prej temave dhe sfidave të rajonit dhe gjendjes së përgjithshme gjeopolitike në botë. Jemi mirënjohës për përkrahjen e të gjitha qeverive gjermane ndaj Kosovës. Edhe qeveria e re ka ripërsëritur se pozicioni gjerman do të jetë më aktiv lidhur me sfidat rajonale në Ballkanin Perëndimor. Procesi i Berlinit dhe Tregu i Përbashkët Rajonal janë shumë të rëndësishëm për integrimet evropiane”, u shpreh Gërvalla./Shqip.com