Sara hap kutinë e pandorës, ja çfarë befasi e pritën
Publikuar:
(21.02.2024 01:07:59)
Sara Gjordeni nuk u takua me motrën e Bardhit, por ajo u gjend para një zgjedhje të vështirë.
Vëllai i Madh i dha mundësinë që ta hapë Kutinë e Pandorës.
Në zarfin e bardhë, Sarës iu dha mundësia që për 120 sekonda të shihte se çka kanë shkruar mediat.
Ajo mohoi se kishte bashkëjetuar me boksierin, për të cilin tha se ka respekt.
Gjithashtu, tha se nuk ka lënë një lidhje jashtë për një lidhje që e ka brenda me Bardhin.
Ndërkohë, Sara në zarfin e zi, kishte mundësinë të zgjidhte të gjithë djemtë apo vajzat që ti qonte në nominim.
Sara vendosi që të gjithë djemtë t’i fuste në nominim dhe njëri nga ta të shtunën lë shtëpinë e Big Brother.
/Shqip.com