Sport Ndërkombëtar

Sampaoli sqaron situatën e Januzajt

Adnan Januzaj ka qenë jashtë planeve të Jorge Sampaolit këtë sezon. Futbollisti shqiptar ka pasur fare pak minuta në këmbët e tij te Sevilla, prandaj në këtë afat kalimtar është diskutuar për transferimin e tij. Valencia e Genaro Gattusos ishte pranë huazimit, por çështja e pagës la gjithçka pezull.

Vetë trajneri i Sevillas pranon në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Cadizin se ishte thuajse i kryer transferimi i Januzajt, por tashmë i duhet ta përfshijë përsëri në listë, pasi lëvizja dështoi.

Real Sociedad’s Belgian midfielder Adnan Januzaj celebrates after scoring a goal during the Spanish League football match between Real Sociedad and Celta Vigo at the Anoeta stadium in San Sebastian on April 22, 2021. (Photo by ANDER GILLENEA / AFP) (Photo by ANDER GILLENEA/AFP via Getty Images)

“Ne e kemi futbollistin, sepse nuk ka një vendim, por më thanë në një moment se negociatat ishin shumë të avancuara. Pothuajse e mbyllur”, ka thënë Jorge Sampaoli.

/Shqip.com