Sport Ndërkombëtar

Salah nuk ndjek shembullin e Manes, nënshkruan kontratën e re me Liverpoolin

Salah dhe Mane

Mohamed Salah është bërë lojtari më i paguar i Liverpoolit në historinë e klubit, duke nënshkruar një kontratë të re trevjeçare me vlerë rreth 350,000 funte në javë.

30-vjeçari njënshkroi të premten një marrëveshje që do ta mbajë atë në “Anfield” deri në verën e vitit 2025.

Kjo i jep fund një sage të gjatë mbi të ardhmen e tij dhe i jep një shtysë masive menaxherit Jurgen Klopp përpara sezonit të ardhshme.

Mohamed Salah

Kontrata e mëparshme e Salah kishte vetëm një vit për t’u ekzekutuar dhe kishte një rrezik në rritje që ai të largohej si lojtar i lirë verën e ardhshme.

Kjo perspektivë tani është shmangur pasi Liverpool i bëri atij një ofertë të përmirësuar dukshëm.

Në marrëveshjen e tij të re, Salah i tha uebsajtit të Liverpool-it:

“Ndihem mirë dhe (jam) i emocionuar për të fituar trofe me klubin. Është një ditë e lumtur për të gjithë. Duhet pak kohë, mendoj unë, për t’u rinovuar, por tani gjithçka është bërë, kështu që ne vetëm duhet të përqendrohemi në atë që vjen më pas. Unë mendoj se ju mund të shihni në pesë apo gjashtë vitet e fundit se skuadra ishte gjithmonë duke shkuar (lart). Sezonin e kaluar ishim afër të fitonim katër, por fatkeqësisht në javën e fundit të sezonit humbëm dy trofe.

Mohamed Salah

Salah shënoi 23 gola në ligë dhe shënoi 14 asistime gjatë sezonit 2021/22, duke përfshirë një hat-trick dhe asist në Old Trafford pasi Liverpool mposhti rivalët Manchester United 5-0.

Reprezentuesi i Egjiptit arriti gjithashtu sukses në Kupën e Ligës dhe FA Cup me Liverpoolin, por për pak nuk arriti të fitonte titujt e Ligës së Kampionëve dhe Kupës së Kombeve të Afrikës, duke humbur të dyja finalet./Shqip.com