Sport Shqiptar

Sahiti i 12-ti në shenjëtarinë sportive

Sportisti kosovar, Nexhat Sahiti, ka përfunduar garat në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Ai ka arritur të mbledh gjithsej 564 pikë në garën e shenjëtarisë sportive, disiplina 10 metra pistoletë ajrore.

Sahiti me këto pikë të grumbulluara u rendit në vendin e 12-të, nga gjithsej 19 garues.

Reprezentuesi i Kosovës nuk arriti të kualifikohet në finale, pasi vetëm tetë vendet e para vazhdojnë tutje.

Kosova ka grumbulluar deri më tani gjashtë medalje, duke përfshirë dy të arta dhe të bronzta përmes xhudos dhe një e bronztë në boks.

Përndryshe, kjo është hera e dytë që Kosova merr pjesë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022, kur morri pjesë në Spanjë dhe fitoi katër medalje./Shqip.com