Lajme

Rusia i përgjigjet OKB-së: Rishikoni sanksionet dhe i zhbllokojmë portet për grurë

Javën e kaluar, OKB-ja i kërkoi Rusisë të hapte hyrjen në portet e Detit të Zi të Ukrainës – për të lejuar rifillimin e eksporteve të grurit.

Kreu i Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së, David Beasley, sugjeroi se mbajtja e tyre mbyllur po përkeqësonte një krizë globale ushqimore.

Tani, Rusia thotë se nëse hap ato porte, sanksionet e vendosura ndaj Moskës do të duhet të rishikohen, sipas agjencisë së lajmeve BBC.

Anijet e flotës ruse duke bllokuar Detin e Zi

Ukraina, si një nga prodhuesit më të mëdhenj të grurit në botë, përdorte portet e saj detare për shumicën e eksporteve të veta.

Tani po përdor trenat dhe portet e vogla të lumit Danub.

Programi Botëror i Ushqimit arrin 125 milionë njerëz dhe 50 për qin e grurit të tij blihet nga Ukraina.

Përndryshe, Rusia është ndëshkuar me sanksione kryesisht tregtare pas fillimit të luftës ndaj Kievit zyrtar.

Kurse, ditë më parë nga OKB-ja u bë me dije se një krizë globale e ushqimit është në ardhje. /Shqip.com