Lajme Botë

Rusia dëbon ambasadorin e Estonisë

Falmuri i Rusisë

Ambasadori i Estonisë në Rusi është urdhëruar të largohet nga vendi deri më 7 shkurt pasi Kremlini akuzoi vendin për “rusofobi”.

Margus Laidre është ambasadori i parë që Rusia e ka dëbuar që kur nisi pushtimin e Ukrainës vitin e kaluar.

Estonia u përgjigj njësoj, duke i kërkuar ambasadorit rus që të largohet në të njëjtën datë.

Lëvizja e Rusisë kundër Laidre vjen pasi Estonia urdhëroi së fundmi reduktimin e numrit të punëtorëve në ambasadën ruse në Talin. Moskës iu tha të reduktonte numrin nga 17 në tetë, deri në fund të janarit.

Tensionet u ngritën gjithashtu javën e kaluar pasi përfaqësues nga 11 vende të NATO-s u mblodhën në një bazë ushtarake në Estoni për të diskutuar një sërë paketash të reja për të ndihmuar Ukrainën të rimarrë territorin dhe të shmangë çdo përparim të mëtejshëm rus.

Laidre është emëruar ambasador në Federatën Ruse në vitin 2018 dhe ka mbajtur më parë këtë post në Mbretërinë e Bashkuar dhe Finlandë, raporton Radio Evropa e Lirë.

/Shqip.com