Ekonomi

Rukiqi paralajmëron se ky vit do të jetë më sfidues për ekonominë e Kosovës

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka paralajmëruar se viti 2022 do të jetë më sfidues se ai parapraku në aspektin ekonomik.

Për këtë ai ka përmendur katër arsye. E para; siç ka thënë Rukiqi, nuk do të përsëritet vera e vitit 2021, që ishte “infuzioni” kryesor për shumë ndërmarrje (i ardhur nga diaspora), të dërrmuara nga pandemia.

“Konsumi do të shënoj rënie, rrjedhimisht edhe norma e rritjes ekonomike do të jetë në rënie”, ka shkruar ai në Facebook.

Mes tjerash, ka thënë se ky dimër do të jetë më i “gjatë” se tjerët.

“Marrë parasysh problemet me furnizimin dhe çmimet e energjisë elektrike dhe çmimet e rritura në pothuajse të gjithë lëndët e para dhe produktet finale, nga kategoritë e produkteve qe ne i importojmë”.

E treta arsye që Rukiqi ka përmendur është “paparashikueshmëria me pandeminë do të vazhdojë të sjell kokëçarje për sektorin privat”.

“Sektori privat ende nuk arrin të kuptoj, çka është vlera e vaksinimit me dy dhe tre doza, nëse të njëjtat nuk garantojnë liri të veprimit dhe kryerjes te aktivitetit biznesor”.

“Çdo mase për kontrollimin e pandemisë, duhet te kufizoj te pavaksinuarit e jo ata qe me shume zell e respektuan thirrjen për vaksinim”.

Në fund, ka thënë se do të rritet problemi me fuqinë punëtore.

“Mosgjetja e punëtoreve me shkathtësi te caktuara është si problem be rritje për te gjithë sektorët. Nëse kjo problematike vazhdon, ne do te kemi probleme serioze me aftësinë konkurruese për eksport dhe investime”.

“Qeveria, Parlamenti dhe te gjitha institucionet duhet te jene te hapura për dialog me sektorin privat, ne adresimin e këtyre temave por edhe shume çështjeve tjera me rendësi jetike për zhvillimin e vendit”.