RTK-së i ndahen 2.8 milionë euro për tre muaj

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere nuk e ka miratuar raportin e shpenzimeve të RTK-së për periudhën prill-qershor 2021, mirëpo është miratuar kërkesa e RTK-së për ndarjen buxhetore prej 2 milionë e 800 mijë euro për tre mujorin e tretë, transmeton Shqip.com.
Pyetjet e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje kanë sjellë debat të ashpër, ndërmjet tyre dhe deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj.
Lekaj i’u është drejtuar deputetëve të pozitës se pyetjet e tyre janë të përsëritura dhe nuk kanë të bëjnë me raportin tre mujor, ndërsa deputeti i LVV-së, Eman Rrahmani, i’u është drejtuar deputetit Lekaj se nuk e ka lexuar mirë raportin.
Ndërsa në kundërpërgjigje deputeti nga radhët e AAK-së i ka thënë Rrahmatit “mos fol pa lidhje”, pasi që nuk është 24 orë me të dhe nuk mund ta di a e ka lexuar raportin apo jo, duke pasuar më pas edhe fjala “praktikant” që u përdor nga Lekaj ndaj Rrahmanit.
“Unë e kam të pa qartë a kemi të bëjmë me raport vjetor që po i shtroni këto pyetje apo me raport tre mujor, dhe nuk po shoh ndonjë pyetje që ka të bëjë me shpenzuesmërinë e parasë publike. Ti nuk je 24 orë me mu dhe nuk e dinë a e kam lexu raportin je ende praktikant, mos fol pa lidhje”.
Deputeti i VV-së Visar Korenica ka kërkuar nga përfaqësuesit e RTK-së që raportin ta elaborojnë më në detaje.
“Po mendoj që kjo hyrje e juaj në mungesë të informatave është e rëndësishme që ju me i shpaloj komplet programet dhe shpenzimet e anë ndodhur në tre mujorin që keni ardh me raportuar, kjo hyrje e thjeshtë mu nuk më bindë për përgjegjësinë që e keni si drejtor. Pjesa e automjeteve me qera kur përfundon kjo dhe sa ka me zgjat”.
Kryesuesi i Komisionit, Armend Muja tha se shumica e borxheve të RTK-së janë ndaj institucioneve publike, e që shuma e tyre është afër dy milionë.
“Të pa paguara dhe për një veturë Pegeuot, RTK-ja për pesë vjet paguaj 30 mijë euro, ku me kosto të përgjysmë ishte marr për ta blerë krejt. I keni afër 2 milionë euro fatura të pa paguara. KPM-së i kemi obligim prej 180 mijë euro”. /Shqip.com