Rozë

Rrjeti bëhet lëmsh, produksionit i publikohet skenari i largimit të një banori?

Luizi gjatë javës ka thënë se në nominime bashkë më të, Efin dhe Maestron është edhe Xhonatani.

Kjo gjë qëndron pasi ai është dënuar nga produksioni pasi ka bartë informacione nga jashtë.

Për këtë ka reaguar edhe Arbana, e cila tha se Luizi ka pasur një nuhatje të mirë.

Njëri nga të nominuarit largohet sonte dhe rrjeti u bë lëmsh nga një fotografi ku shihet skenari i sontëm.

Nga kjo foto shihet se personi që do ta lë sonte garën duke hequr dorë nga çmimi i madh prej 100 mijë eurosh është Xhonatan.

Mbetet të shihet se a është e vërtetë kjo skaletë.

/Shqip.com