Teknologji

Rrjedhin fotot e para të Galaxy Fit 3

Pas rreth tre vjetësh, Samsung pritet të sjellë orën inteligjente të gjeneratës së tretë, Galaxy Fit 3.

Pajisja e ardhshme doli në një grup të ri imazhesh nga Windows Raport, i cili tregon dizajnin e tij të rishikuar.

Megjithëse nuk ka shumë informacione për sa i përket specifikave, Galaxy Fit 3 pritet të ketë një ekran AMOLED dhe do të jetë dukshëm më i madh se paneli 1.1 inç i Fit 2.

Nga fotot e publikuara, mund të dallojmë gjithashtu një buton të vetëm në anë, një sensor të rrahjeve të zemrës dhe magnet për karikim në anën e pasme.

Rrjedhja e re sugjeron se Samsung mund të ofrojë një përvojë më të gjithanshme softuerike dhe memorie të integruar për ruajtjen e muzikës.

/Shqip.com