Rritje e rasteve të reja me COVID-19
Publikuar:
(28.07.2021 16:04:32)
Numri i rasteve pozitive me Coronavirus në Kosovë çdo ditë e më shumë po shënon ngritje, njofton Shqip.com.
Së fundmi janë shënuar 58 raste pozitive me COVID-19 nga gjithsej tre mijë e 669 testime të kryera.
Derisa virusi po shpërndahet me shpejtësi, numri i të shëruarve po zbret. Sot janë shëruar vetëm tre qytetar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.616, ndërsa numri i rasteve aktive është rritur në 250.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 13 mijë e 867 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 388.073 doza të vaksinës. Deri më sot 124.226 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Shqip.com