Sport Shqiptar

Rritet mbështetja financiare për federatat sportive nga MKRS-ja

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se është rritur mbështetja financiare për federatat e sportit.

Përmes një njoftimi në profilin e tij në Facebook, Ministri, Hajrulla Çeku tregoi se është rritur buxheti për federatat sportive.

Shuma e përgjithshmë e mbështetjes për Komitetin Olimpik, federatat e sportit dhe Komitetin Paralimpik vetëm përmes memorandumeve vjetore është mbi 3.7 milionë Euro.

“Atë që e dëshmuam vitin e kaluar, sivjet po e çojmë një hap tutje. Mbështetja financiare për federatat e sportit, përmes memorandumeve vjetore, do të ketë rritje të konsiderueshme”, thuhet në njoftim.

Derisa, Koeficienti i pikës për federatat e kategorisë A është rritur në 2200 Euro, ndërsa për kategorinë B do të jetë 1500 Euro./Shqip.com