Ekonomi

Rriten çmimet e banesave në Shkodër

Nëse ke vendosur që të blesh një shtëpi të re në qytetin e Shkodrës, atëherë nuk duhet të presësh dhe shumë.

Nëse me parë një metër katror në qendër të qytetit ka kushtuar nga 800-1000 € metri katror, tashmë është e vështirë të gjesh shtëpia që vlerësohen me pak se 1300 € metri katror.

Kërkesa e madhe për të blerë banesë por dhe për të marrë me qira një të tillë ka rritur së tepërmi çmimet.

Tashmë kryeqendra e veriut është një nga zonat më të preferuara të investitorëve për vete perspektivën e zhvillimit që ka ky qytet.

Momentalisht çmimet e ndërtesave të reja janë më 1300 € metri katror, një ndryshim shume i shpejtë që ka ndodhur sidomos në dy vitet e fundit nga 100 € në vit minimumi. Kështu që shohim një rritje shumë të madhe progresive me vitet e ardhshme”,–tha Gerti Koxha, agjent imobiliar.

Rritje të konsiderueshme ka pasur edhe tek banesat që merren me qira të cilat në të shumtën e rasteve po përdoren për qëllime biznesi në platforma të huaja.

Rritja ka qenë shumë e madhe sidomos vitin e fundit. Ka pasur një shpi që është lëshuar 270-300€ vjet, sot është 350-400€ . Është rritur ekstremisht shumë pasi njerëzit janë duke i përdorur për Arbnb sepse edhe hoteleria nuk është e mjaftueshme për vendin dhe turistët shpresojnë me gjet edhe shtëpi në Arbnb, por numri është i limituar”, tha Gerti Koxha, agjent imobiliar.

Në fund agjenti imobiliar këshillon të gjithë ata që kanë kapital, që t’a investojnë në prona sidomos në Shkodër pasi pritshmëritë për kryeqendrën e veriut janë shumë të mëdha nisur dhe nga investimet që priten nga qeveria por dhe me imazhin ndryshe që transmetoi gjatë vitit 2023 në fushën e turizmit./ Euronews

/Shqip.com