Lajme Botë

Rreth 700 foka të ngordhura në bregun kaspik të Rusisë

Rreth 700 janë gjetur të ngordhura në bregun kaspik të Rusisë në Kaukazin e Veriut.

Fokat kaspike, gjitarët e vetëm të gjetur në Detin Kaspik, janë klasifikuar si të rrezikuara në listën e kuqe të Bashkimit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) që nga viti 2008.

“Numri i kafshëve të zbuluara mund të rritet. Shkaku i vdekjes është ende për t’u përcaktuar,” tha shërbimi i shtypit për agjencinë e peshkimit të rajonit, sipas mediumit shtetëror rus TASS.

Fokat u lanë në bregun e republikës ruse të Dagestanit, përgjatë detit Kaspik.

TASS njoftoi se kërkuesit tashmë kishin filluar të punonin për identifikimin e shkakut të ngordhjes së gjitarëve, raporton CNN.

Lajmi vjen pasi më tepër se 140 foka kaspike u gjetën të ngordhura në plazhet kazake të detit Kaspik më parë këtë vit, sipas KASPIKA, një agjenci për ruajtjen e fokave kaspike.

Sipas IUCN, popullsia e fokave kaspike ka vuajtur nga mbi-gjuetia, degradimi i habitatit dhe ndryshimi i klimës.

Deti Kaspik kufizohet nga pesë vende: Azerbajxhani, Irani, Kazakistani, Rusia dhe Turkmenistani.

/Shqip.com