Lajme

Rreth 2 mijë e 200 raste aktive me COVID-19

Qendra-COVID-19

2 mijë e 158 raste aktive me COVID-19 janë në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë, raportoi të hënën për edhe 263 infeksione të reja.

Nuk është regjistruar ndonjë i vdekur dhe janë shëruar tetë të infektuar.

Deri më tash, numri i rasteve që nga 13 marsi vitit kaluar kur shpërtheu pandemia ka shkuar në 110 mijë e 194.

Prej tyre, 2 mijë e 271 kanë ndërruar jetë dhe janë shëruar 105 mijë e 765 tjerë.

Ministria që drejtohet nga Arben Vitia, po kërkon nga qytetarët që të vaksinohen në mënyre që t’i shmangen variantit delta. /Shqip.com