Lajme

Rreth 161 mijë infeksione me COVID-19 që nga shpërthimi i pandemisë

Qendra COVID

160 mijë e 891 infeksione me COVID-19 janë raportuar që nga 13 marsi kur shpërtheu pandemia.

Të martën u shtuan edhe tetë infeksione të reja.

Po atë ditë u raportua për 26 pacientë të shëruar nga Coronavirusi – për ta çuar numrin e të shëruarve në 157 mijë e 466.

Raste aktive me COVID-19 janë 447.

Ndërsa, gjatë ditës së fundit nuk është regjistruar asnjë vdekje.

Për këtë, numri personave që ndërruan jetë si rezultat i pandemisë është 2 mijë 978.

Qendra e Vaksinimit, Prishtinë.

Ndërkohë, ka vazhduar edhe procesi i vaksinimit – ku brenda ditës së hënë 3 mijë e 658 qytetarë morën dozën e vaksinës.

Deri më tash, mbi 842 mijë qytetarë kanë marrë të paktën një dozë vaksine.

Ndërkaq, më shumë se 742 mijë njerëz e kanë kryer procesin me dy dozat. /Shqip.com