Rrëshqitje masive dheu në provincën malore të Kinës, vdesin 8 persona
Publikuar:
(22.01.2024 18:01:32)

Të paktën tetë persona kanë vdekur dhe dhjetëra janë zhdukur pasi një rrëshqitje dheu goditi provincën jugperëndimore të Kinës, Yunnan.
Rrëshqitja e dheut në qytetin Zhaotong ndodhi në orën 05:51 me orën lokale të hënën, duke bllokuar 47 persona.
Presidenti Xi Jinping ka urdhëruar një operacion shpëtimi “të gjithanshëm” në zonën që për momentin po përjeton edhe temperaturat nën zero.
Shkaku i rrëshqitjes së dheut mbetet i paqartë, por sipas BBC rajoni i largët malor është i prirur ndaj fenomeneve të tilla.
Më shumë se 500 njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre dhe rreth 1000 punonjës shpëtimi u dërguan në zonë.
“Ishte shumë zhurmë dhe pati edhe një lëkundje, u ndje si një tërmet i madh”, tha një prej banorëve të zonës.
/Shqip.com