Lajme

Rrëmujë e madhe nëpër librari, reagon Haradinaj (Video)

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka postuar një video në njërën nga libraritë në Pejë, ku vërehet një numër i madh i prindërve, të cilët kanë shkuar për të blerë tekstet shkollore.

Ndryshe, prindërit po vazhdojnë kërkimin e teksteve shkollore nëpër librari të ndryshme në gjithë vendin.

Po ashtu, mediat kanë raportuar për tollovitë që po krijohen nëpër librari, si dhe mungesën e teksteve shkollore nga shtypshkronja të caktuara.

Ky është viti i parë shkollorë ku prindërit detyrohen t’i blejnë librat, pas vendimit të MASHTI-të që mos të hap tender dhe mos t’ia dërgojë nxënësve librat në shkolla, por mjetet për libra t’i derdh në xhirollogarinë e prindërve, të cilët duhet të aplikojnë në E-kosova.

MASHTI  e ka arsyetuar vendimin duke thënë se duan ta ruajnë buxhetin, pasi shtëpitë botuese kanë shitur librat me çmime shumë të larta.

/Shqip.com